Greva e naftëtareve, reagon Presidenti Meta: Të vendoset menjëherë dialogu qeveri-grevistë! Jo më vonesa

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me grevën e naftëtarëve të Ballshit.

Presidenti Meta ka kërkuar një marrëvshje të menjëhershme mes dy palëve, qeverisë dhe grevistëve për një zgjidhje të shpejtë, teksa shton se jeta e grevistëve është në rrezik.

Presidenti Meta: Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve. 

Sakaq grevistet kanë hyrë në ditën e 21 të grevës dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar. Dy prej tyre janë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit për shërbim mjekësor, ndërkohë që ato që vazhdojnë grevën kanë kërcënuar deri në ndërmarrjen e një akti ekstrem siç është vetëflijimi.

LEXO EDHE: Dita e 21 e grevës, gratë naftëtare thirrje: Mos na kërcënoni në telefona! Do na detyroni të vetëflijohemi