Projekti “Rindërtimi”, Kryemadhi takohet me banorët në Kombinat: Do ta detyrojmë të nënshkruajë kontratë me 193 familje, letër Avokatit të Popullit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim takoi sërish sot banorët e Kombinatit në Tiranë, të cilët preken nga skema e rindërtimit pas dëmtimit të shtëpive nga tërmeti i vitit të kaluar.

Monika Kryemadhi denoncoi faktin që këta banorë nuk kanë një kontratë me Bashkinë e Tiranës, dhe ofroi një zgjidhje për ta.

Kryemadhi u shpërndau banorëve modelin e kontratës, ndërsa tha se duhet të ketë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës por edhe me Qeverinë për ruajtjen e titujve të pronësisë.

Ne do zgjidhim hallet tona. Ne do zgjidhim sesi juve mos t’iu shemben shtëpitë. Ose edhe nëse shemben, t’ua rindërtojnë shtëpitë aty ku janë. Ne e dimë shumë mirë që ai është njëshi për të gënjyer dhe nuk i mban premtimet. Ju premtoi do ju hap vende pune, ju premtoi që do ju rindërtojë shtëpitë, ju premtoi shëndetësi falas, ju premtoi gjithë këto gjëra. Ne nuk do merremi më me mashtrimet e tij, por do merremi sesi do zgjidhim problemin e banorëve këtu. Ne ju kemi sjellë një kopje kontrate, lexojeni, shikojeni, diskutojeni. Dhe ndërkohë ne bashkë me Floidën, me Klevin, me Besin, me të gjithë, do jemi në kontakt me ju bashkë me një grup juristësh, që ai të mos guxojë të hyjë në një proces shkatërrimi të pronës të banorëve të Kombinatit, pa një kontratë të nënshkruar. Sepse është marrëdhënie e drejtpërdrejtë”, ka thënë ajo.

Për ta kthyer në çështje ligjore problemin e banorëve që rrezikojnë të humbasin pronat, Kryemadhi tha se do t’i drejtohet Prokurorisë, por edhe Avokatit të Popullit.

"Ne duhet ta detyrojmë, siç e detyruam për Sami Frashërin që i ndryshoi hipotekat siç i donte qejfi. Ne do të shkojmë në Prokurori tani, për çështjen sesi e ndërron ti titullin e pronës sipas qejfit. Siç e detyruam për Sami Frashërin, që të shpallim edhe tenderin, që të bëjë ofertën tani për ta ndërtuar, do ta detyrojmë që edhe këtu në Kombinat të vijë dhe të nënshkruajë kontratat me 193 familje, të cilat kanë një kontratë. Ti do shembësh pallatin dhe do më japësh pronën siç e kam, në të njëjtin vend. Nuk mund të thotë ai ik tani se unë do t’i shemb këto dhe pastaj hajt se flasim. Ne do t’i bëjmë edh enjë letër Avokatit të Popullit, po jo vetëm atij.