Rrokadë në komisariatet e Pogradecit dhe Korçës, ja kush ikën dhe kush vjen/Emrat

Lëvizje në policinë e qarkut juglindor të Korçës.

Shefi i komisariatit të Pogradecit Niko Palla dhe shefi i komisariatit të Korçës Florian Dano janë larguar nga pozicionet përkatëse, duke u lënë vendin drejtuesve të tjerë.

Krenar Gjokutaj është emëruar shef komisariati në  Korçë, ndërsa Artur Ebaj në Pogradec.

Artur Ebaj ka qenë shef komisariati në Krujë.

Florian Dano për 2 vite e gjysëm ka kryer funksionin e shefit të komisariatit të Korçës, ndërsa burime për Ora News konfirmojnë se ai do të mbaje kreun e njësisë Shqiponja në Tiranë.

Niko Palla prej rreth 4 vitesh ka qenë në krye të komisariatit të Pogradecit.