Gjyqi për Unazën, Ballliu: Çdo banor ka nga 5 procese, për Ramën ka vetëm një rrugë: "313-ta"

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën e radhës ndaj banorëve të Astirit të cilët protestuan jashtë ambienteve ku u zhvillua procesi. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu akuzoi gjykaten dhe prokurorine se po përndjekin qytetarët politikisht ndërsa theksoi se shkaktarët e vërtetë të korrupsionit janë të lirë.

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë për javën e ardhshme seancën gjyqësore ndaj banorëve të Unazës së Re, ku mes të akuzuarve është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Duke folur në media jashtë dyerve të gjykatës, Balliu theksoi se ky është një proces politik dhe absurd pasi togat e zeza kanë vendosur masën "arrest shtëpie" ndaj disa qytetarëve të cilëve u janë shembur banesat.

Seanca pati interesimin e shumë prej banorëve të Unazës, të cilët kanë protestuar në ambientet e gjykatës me parrulla kundër Kryeministrit.

“O Klevis o hero, gjithë Unaza ty të do!”

https://youtu.be/Dtbf1BbhJMM

Në mbyllje të seancës, ish-deputeti Balliu përsëriti akuzat se ky proces është një gjyq politik i orkestruar nga qeveria Rama.

Balliu: Gjyqe politike dhe gjyqe falco. Një mekanizëm politik i kësaj qeverie që ka vendosur të ndajë çdo çështje për çdo banor. Për banorët e Unazës dhe çështjen e  Unazës janë me mijëa dosje.Qeveria ka vendosur që për çdo ditë që është protestuar të bëjë nga një gjyq për çdo qytetar. Është mekanizëm për ti quajtur përsëritës banorët e Unazës, për të justifikuar dënimin e paralajmëruar me burg nga qeveria. Nuk ka lidhje drejtësia. Në Unazë nuk ka pasur krim por heroizëm për të mbrojtur paratë e vjedhura nga qeveria. Por e zëmë se ka pasur krim, quhet krim vazhdues dhe duhet të kishte një gjyq për të sepse ose e kemi shkelur gjyqin çdo ditë për 418 ditë ose nuk e kemi shkelur ligjin asnjë ditë. Nuk mund të quhet shkelje ligji të hënën dhe të martën jo.

Por sa procese gjyqësore ka në ngarkim të çdo banori?

Balliu: Çdo banor i Unazës ka të paktën 5 gjyqe. Janë me qindra banorë që janë sot të paktën 5-10 gjyqe dhe duhet të vijnë këtu çdo ditë. Po kthehet në rutinë dhe është e pafalshme të mos flasim, qytetarët denden  me gjyqe dhe dënohen me burg. Pse nu lejohen qytetarët të protestojnë  dhe lejohen takimet mafioze të Edi Ramës? Që kur është bërë normalitet që të burgosësh dikë se proteston për të mbrojtur shtëpinë e vet? Pse nuk ka asnjë të arrestuar për aferën e Unazës, ku është Afrim Qendro që ka falsifikuar dokumentet, ato të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës nga Damian Gjiknuri te sekretartët e tij që kanë bërë tenderin fiktiv, zero garë. Pse nuk mban përgjegjësi oligarku i PS, Salillari që është në konflikt të pastër interesi? Aksioni "Rama ik" ka për qëllim që qytetarët ti nxjerrë nga dyert e gjyqeve dhe ti nxjerrë nga burgjet e ti futë ata që vjedhin. Ku është parë të vidhen 40 milion euro dhe të mos ketë asnjë roje pargingu të shtetit të arrestuar kurse këtu ka qytetarët që kanë bërë burg. Afrim Qendro për atë vjedhje që ka bërë atje u mor dhe u promovua në Vlorë, de-facto kryetar i bashkisë së Vlorës.

Balliu nuk i shmangu edhe deklaratat politike, duke theksuar se kjo është një kohë për reflektim  dhe se Edi Rama fillimisht duhet dënuar me votë kombëtarë e më pas me ligj në një shtet funksional.

Balliu: Kjo është një kohë që ka nevojë për reflektim të madh mbarëkombëtar. Banorët arrestohen se kanë bllokuar rrugën, po Edi Rama që bllokon Europën, integrimin, sa vite burg duhet të hajë ky njeri? Pa pushtetin e Kryeministrit, Edi Rama ka vetëm një rrugë: 313. Qytetarët e kanë detyrim kombëtar të bashkohen. Vota kundër Edi Rajmës është votë për Shqipërinë, fëmijët tuaj dhe integrimin europian. Edi Rama të vazhdojë me lojërat e veta por nuk ka asnjë gjyq që do të ndalë banorët e Unazës dhe qytetarët shqiptarë që ti japin atë që meriton, ai meriton dënim kombëtar me votë dhe më pas me një ligj me një shtet të vërtetë dhe jo me këtë narkoshtet që ka krijuar.

Në Gjykatën e Tiranës janë dhjetra procese ku të pandehur janë banorë të Unazës dhe ish-deputeti Balliu të cilët akuzohen për kundërshtim me dhune në punonjësve të policisë dhe për organizim të protestave te paligjshme.

https://youtu.be/Q8s55O24lIY