Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 24 vjeçari vlonjat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 11:00
Një 24 vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Sipas njoftimit, arrestimi i F.A., banues në Vlorë, është bërë në lagjen e “Ujit të Ftohtë”
“Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.