Aksident i rëndë në Tapizë/ Përplasen dy makina, njëri prej drejtuesve me ugjencë drejt spitalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 10:02
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Kamzë në afërsi të fshatit Tapizë.
Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur rëndë. Ky i fundit është nisur me urgjencë në drejtim të Tiranës.
Dyshohet se njëra nga makina ka përplasur tjetrën nga pas.
Sakaq policia ka mbërritur në vendgjarje duke bërë të mundur zhbllokimin e trafikut të rënduar.