Shpërthen mjeku Osmënaj: I sëmuri duhet parë fizikisht, jo me telefon, se fyti mund të ketë edhe kancer, këta i hoqën mjekët nga puna!

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku imazherist Renato Osmënaj u shpreh se nuk bëhet dot përcaktim me të sëmurin nga telefoni, por çdo i sëmurë ka specifikat e veta.

Ai shtoi se nëse dikujt i dhemb fyti duhet të shkojë te mjeku i familjes fizikisht.

Osmënaj: Nuk bëjmë dot përcaktim me të sëmurin. Çdo i sëmurë ka specifikat e veta. Nëse të dhemb fyti duhet të shkosh te mjeku i familjes fizikisht. Këta i hoqën nga puna dhe i terrorizuan, i lanë në shtëpi dhe i jepnin rrogat. Tani mjekët e familjes nuk po kthehen në punë, flasin me telefon pa parë të sëmurin.

Ku e di ti nëse fyti nuk dhemb nga një kancer. I sëmuri vizitohet, kurohet, nuk merret në telefon. Testo, gjurmo, trajto nuk janë shpikur nga ne, por nga bota. Duhet të bëjmë protokolle që na kanë mësuar. I sëmuri dëgjohet nga se ankohet, se nga e dimë se nuk ka infarkt.