Identifikimi biometrik, KQZ i kërkon fonde qeverisë, Pelinku: Po vrapojmë kundër kohës

Komisioni rregullator ka miratuar rregullat për identifikimin biometrik të zgjedhësve, duke i kërkuar qeverisë miratimin e fondit përkatës. 

Lealba Pelinku për RTV Ora shprehet se me këtë proces synohet të shmanget manipulimi i votave. Po ashtu ajo shprehet se komisioneri dhe nënkomisioneri do të vendosin për mënyrën e prokurimit

Implementimi i teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë sfida kryesore e KQZ dhe në veçanti një përgjegjësi direkte e nënkomisionerës shtetërore.

Pasi komisioni rregullator miratoi me 31 tetor rregullat për identifikimin biometrik, Lealba Pelinku në një intervistë për RTV Ora tregoi që hapi i radhës i takon qeverisë shqiptare për të alokuar fondin për të bërë të mundur këtë proces. Vendim ky që duhet të merret para datës 19 nëntor

Lealba Pelinku: Hapi tjetër do të jetë puna për të pasur një përllogaritje të përafërt të vlerës që ka ky projekt. Në vijim kërkesa i përcillet Këshillit të Ministrave i cili ka detyrë të miratojë vlerën

Me identifikimin biometrik në të gjithë vendin synohet që të shmanget manipulimi i votës në qendrat e votimit.

Lealba Pelinku: Në kohë reale sistemi bën të mundur të evidentojë dhe dokumentojë tentativën për votim në një qendër të cilës ai nuk i përket ose kur tenton të votojë dy ose tre herë. Sistemi do të qendërzojë të gjitha të dhënat që meren nga QV dhe do bëhet kryeqezimi i të dhënave për të evidentuar rastet që ndalohen me ligj.

KQZ ka menduar edhe për rastet kur teknologjia mund të dështojë.

Lealba Pelinku: Përbën risinë më të rëndësishme të zgjedhjeve më të ardhshme identifikimin elektronik në masën 100% të zgjedhësve dhe projektin pilot deri në 20% të zgjedhësve sa i takon votimit apo numërimit elektronik. Në rast anomalie, Qendrës së votimit i mbërrin në kohën më të shpejtë të mundshme pajisja rezervë në mënyrë që të mos cënohet votimi atë ditë.

Komisioneri dhe nënkomisioneri do të vendosin për mënyrën e prokurimit të teknologjisë në bazë të kohës që do të kenë në dispozicion.

Edhe psë kanë mbetur më pak se 6 muaj, Lelalba Pelinku është optimiste që identifikimi biometrik do të jetë i mundëshmë në 25 prill.

Lealba Pelinku: Ne po vrapojmë kundër kohës, jam e bindur që është çështje që varet nga vullneti konstruktiv i palëve.

Lexo dhe: Zgjedhjet e 25 Prillit/ Publikohet ekstrakti i dytë i listave zgjedhore