Do vendosej nëse do thirrej Berisha si dëshmitar, shtyhet sërish seanca ndaj Izet Haxhisë
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish truprojës së presidentit Sali Berisha, Izet Haxhia.
Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit të çështjes.
Në seancën e sotme do të vendosej nëse do të pranonte listën e dëshmitarëve të kërkuar nga I akuzuari, ku mes tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Izet Haxhia ka kërkuar 18 dëshmitarë në gjykatë në dosjen e bujshme të vrasjes së Azem Hajdarit.
Dëshmitarët e kërkuar janë:
– Zenel Neza
– Jaho Mulosmani
– Sali Berisha
– Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani
– Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza
– Afrim Krasniqi
– Ylli Rakipi
– Shaban Memia
– Dem Dollapi
– Sali Lusha
– Genc Hoti
– Agim Logu
– Mentor Daja
– Ismet Jovani
– Aishe Haklaj
– Zylfie Haklaj
– Marjan Gryka
Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.
Pas 17 vitesh mungese dhe azil në Turqi, Haxhia është ekstraduar në Shqipëri ku kërkuar rihapjen e dosjes, duke pretenduar për një proces gjyqësor të trukuar.