Ronaldo në karantinë/ Ja si "provokon" Barcelona

Mbrëmjen e djeshme u luajtën sfidat e radhës në Champions League, ndërsa spektakli dhe emocionet nuk munguan as kësaj here.

Ndeshja kryesore ishte ajo mes Juventusit dhe Barcelonës me ekipin katalanas që triumfoi lehtësisht 0-2.

Ndërkohë ekipit italian i mungonte Ronaldo, gjë që e ka lehtësuar disi triumfin e Barcelonës. Golat e fitores për katalanasit u shënuan nga Dembele dhe Lionel Messi.

Por pas fitores, nuk kanë munguar edhe deklaratat provokuese nga ekipi katalanas, i cili ka 'thumbuar' Juventusin duke thënë se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe këtë gjë ia demonstroi në fushën e tyre!

"Jemi të lumtur që arritët të shihnit lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në fushën tuaj".