Alexandre Pato rikthehet në Serie A

Sulmuesi brazilian Alexander Pato është pa ekip.

Sao Paolo vendosi të mos i rinovojë kontratën edhe 31-vjeçari shënoi 5 gola në 20 ndeshjet e luajtura.

Megjithatë Pato vijon të stërvitet i vetëm në Brazil për të qëndruar në formë dhe shumë shpejt mund të rikthehet në Serie A, por tashmë jo te Milan ku luajti për 6 sezone.

Mediat spanjolle raportojnë se agjentët e sulmuesit kanë arritur marrëveshjen me Genoan për të nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa këtë javë pritet që braziliani të mbërrijë në Itali për të kryer testet mjekësore.

Më herët, për Paton janë interesuar edhe klube si Spezia apo Birmingham në Angli por mesa duket gjenovezët janë treguar më të zotë në këtë drejtim.