Gafa e Ronaldos në Instagram: Tamponi është një budallallëk

“Tamponi është një budallallëk”. Ky është postimi në Instagram i Cristiano Ronaldos.

Por ylli portugez i Juventus “reflektoi” shpejt dhe postimi u fshi, por tashmë ai ishte marrë nga miliona njerëz.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ndodhet i karantinuar në vilën e tij në Torino teksa rezultoi pozitiv për herë të parë me Covid-19 në 13 tetor.

Një ditë para ndeshjes me Barcelonën në Champions League, Ronaldo përsëriti tamponin por përgjigja ishte e njëjtë: pozitiv.

Fakti që nuk mundi të riluante sërish përballë Messit mund ta ketë mërzitur shumë CR7-ën...