Sot në mbrëmje finalja e parakohshme, ja të gjitha precedentët e Juve-Barça në Champions
Do të jetë hera e tetë në histori që Juventus dhe Barcelona përplasen në Champions League, ndërsa do të jetë hera e parë për Andrea Pirlon si trajner.
PRECEDENTËT
Në 7 ndeshjet e zhvilluara deri tani skuadrat numërojnë nga dy fitore, ndërsa 3 ndeshje janë mbyllur në barazim, raporton Ora News.
Përplasja e parë daton në vitin 2003, e cila është mbyllur në shifrat 1-1 falë golave të Monteros dhe Saviolas.
Ndërsa në ndeshjen e kthimit, golat e Nedved dhe Zapaletas i dhanë ekipit të Lippit kualifikimin për në gjysmëfinale.
Në vitin 2015, Juve dhe Barcelona u përplasën në finalen e Berlinit, me Pirlon që ka qenë në fushën e lojës. Ndeshja dhe kompeticioni u fitua nga blaugranat me rezultatin 3-1 falë golave të Rakitiç, Suarez dhe Neymar.
Në vitin 2017, ka patur 4 ndeshje mes dy ekipeve: e para në çerekfinale (3-0 për bardhezinjtë, ndeshja e kthimit 0-0), më pas në ndeshjen e grupeve (Barcelona-Juventus 3-0, ndeshja e kthimit 0-0), raporton Ora News.
Dybala dhe Morata gol Barcelonës
Pa Cristiano Ronaldon, i frenuar për shkak të Covid-19, Juventus mund ti bëjë keq Barcelonës edhe me dyshen e sulmit Dybala-Morata.
Në finalen e 2015 në Berlin, Morata shënonte golin e vetëm për bardhezinjtë, ndërsa në fitoren 3-0 të vitit 2017 Dybala realizonte një dopietë para golin të Chiellinit.
FORMACIONET E MUNDSHME
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Danilo; Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata. Tr. Pirlo
BARCELONA (4-2-3-1): Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Dembele, Messi, Ansu Fati; Griezmann. Tr. Koeman.

/a.r,OraNews