Starton në fundjavë Kategoria e Parë dhe e Dytë. Vendimi për Superioren, të premten

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

Liga Profesioniste e Futbollit ka publikuar javë më parë 4 kërkesat drejtuar qeverisë, të cilat janë të argumentuara në 12 faqe.

Katër kërkesat e Ligës janë:

  • Ndryshime në ligjin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ç’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm.
  • Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%
  • Faljen e gjobave dhe kamatvonesave
  • Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.