Pjesë edhe futbollisti shqiptar/ Klubi italian në kolaps, 29 të prekur me Covid-19

Situatë e rënduar te ekipi italian i Reggiana-s.

Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti shqiptar Arlind Ajeti po kalon një periudhë të vështirë pasi numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 29, nga të cilët 22 janë futbollistë dhe 7 të tjerët anëtarë të stafit teknik.

Ndeshja e fundjavës kundër Cittadellas u shty, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe me takimin e kësaj fundjave kundër Salernitanës.

Në 4 javët e para të kampionatit në Serie B, Reggiana ka grumbulluar 4 pikë, duke regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje.