Prifti: Meta “kali i Trojës”për PS, krushqiu i ngjalave do ta kthejë tek PD pas zgjedhjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2013, 21:34
Dritan Prifti deklaron se ka prova dhe foto te nje takimi qe verteton bashkimin e Ilir Metes pas 23 qershorit me Sali Berishen. Sipas Priftit, i cili e quajti ne Tonight Ilva Tare armik politik kreun e LSI, Meta eshte vetem perkohesisht ne koalicion me Ramen per te siguruar votat e majta dhe Rama gaboi qe beri koalicion me te. “Rezultati i 23 qershorit do te jete i ngushte per te majten dhe mandati im dhe i Malajt do te formojne maxhorancen”, u shpreh Prifti, i cili perjashtoi çdo bashkepunim me Berishen ne te ardhmen.
Tare: E reja e ketyre zgjedhjeve ishte që pati tradhëtarë dhe kandidatë të pavarur. Ju vetë ku e fusni veten?Prifti: Unë jam kandidat i propozuar nga zgjedhësit. Ligjërisht quhet kështu ,kurse me zhargonin popullor quhem kandidat i pavarur.Tare: Po për ata qe u quajtën tradhëtarë? Keni një koment? Bëhet fjalë për 3 ish deputetët e Partisë Socialiste që u futën në listat e Partisë Demokratike.Prifti: Një ofertë të tillë të përafërt e kam patur dhe unë, të cilën nuk e kam pranuar sepse unë jam për rrotacionin politik por megjithatë është në gjykim të atyre që e pranuan atë ofertë. Natyrisht është më komode të futesh në listat e një partie të madhe siç është PD. Praktikisht, mandati është i siguruar, por unë si gjithmonë për veten time zgjedh rrugën më të vështirë. Nuk dua të bëj komente për kolegët, por unë deri sa nuk e kam pranuar vetë, do të thotë që nuk e pranoj atë si fakt.Tare: Pse u prish marrëdhënia me Edi Ramën? Çfarë ndodhi?Prifti: Edi Rama nuk mbajti fjalën që më kishte dhënë, kaq e thjeshtë ishte. Pothuajse tre vjet rresht kishim takime të herëpasherëshme, të shpeshta. Edi Rama më kishte premtuar që do të isha pjesë e sigurtë e listës së PS, dhe jo vetëm Edi Rama, por disa persona të tjerë brenda PS që ishin pjesë e negociatave që unë kisha bërë me ata që 3 vjet më parë. Duket që pazari me Ilir Metën ishte më i fortë sesa kontributi që unë kisha dhënë ose vlerat që unë mund t'i jepja PS Brenda kësaj fushate. Meta i vuri kusht Ramës. Nëse do të jetë Prifti në listën e PS, ai nuk do të hynte në koalicion, kështu që ishte pazar pak i rëndë për Ramën. Ai e pranoi dhe sigurisht nuk mbajti premtimin ndaj meje.Tare: Si ua tha zoti Rama që nuk do të ishit në listën e PS?Prifti: Nuk ma tha zoti Rama fare, ma tha zoti Ruçi. Zoti Ruçi më tha që nuk do të jesh pjesë e PS dhe më sugjeroi që të kandidoja në ndonjë nga partitë e vogla Brenda koalicionit të majtë. Nëse do të kandidosh me ato, ne e dimë që ti ke vota dhe e ke mandatin e sigurtë dhe do të kesh mbështetjen e PS për mbrojtjen e votës , më tha zoti Ruçi. Dhe ky skenar për t'u futur në këto zgjedhje me ndonjë nga partitë e vogla nuk funksionoi sepse edhe këtyre partive të vogla i bëhej presion prej Metës dhe prej individëve të caktuar të PS që unë mos të kandidoja me asnjë parti Brenda koalicionit sepse zoti Meta kishte frikë për mandatin e LSI në Fier nëse unë do të isha kandidat. Bisedova mepartitë e vogla të cilat në fillim e pritën mirë, por që kishin presion nga zoti Meta por edhe nga Armando Subashi, kështu që pozicioni që mora, pra kandidat i pavarur ishte i padëshiruar për mua. Nuk ishte në planet e mia që të kandidoja në këtë mënyrë sepse kjo është rruga më e vështirë për ta marrë mandatin, është më e lodhshme, por unë kam një karakter të pathyeshëm që tashmë shqiptarët ma njohin.Tare: Si e shihni garën mes koalicioneve, nisur dhe nga sondazhet?Prifti: Koalicioni i majtë me koalicionin e djathtë sot në ato sondazhe që janë të besueshme, janë baras. Pra janë në një barazim statistikor. Zoti Rama nuk ka asnjë shans që me partinë e tij dhe me koalicionin e tij të kapi shumicë.Tare: Zoti Rama ka deklaruar që do të marrë minimumi 77 mandate.Prifti: Zoti rama duhet të bëjë politikë dhe i duhet t'i japi optimizëm të vetëve, por është aq i ngushtë rezultati sa do të jetë 71-69 ose 72-68 dhe sigurisht me mandatin tim dhe të zotit Malaj brenda.Tare: Ju kujt do t'ia jepni mandatin?Prifti: Absolutisht në një aleancë me Partinë Socialiste në qeverinë e ardhshme.Tare: Po nëse mandati juaj do t'i duhet zotit Berisha për të krijuar mazhorancën?Prifti: Me Sali Berishën, mua më ndan përfundimisht 21 Janari. Nuk ka më asnjë lloj shanci për një bashkëpunim politik mes meje dhe PD apo Sali Berishës. Në momentin që janë vrarë njerëz të pafajshëm në mes të bulevardit, mes meje dhe Sali Berishës nuk ka shanse për bashkëpunim.Tare: Si i keni marrëdhëniet me zotin Meta?Prifti: Kanë qenë dy takime me zotin Meta. Ka qenë një bisedë që nuk ka parë nga prapa, nuk kemi diskutuar histori të të shkuarës. As ka kërkuar falje dhe as kam kërkuar falje. Në fakt unë e besova që zoti Meta dhe donte një lloj normalizimi të marrëdhënieve dhe as unë s'kisha asnjë interes që të vazhdoja luftën me të. Tani marrëdhëniet nuk janë më normale në momentin që ai vuri kusht që unë nuk do të isha pjesë e kandidimit brenda Partisë Socialiste. Zoti Meta gënjen që nuk ka ndërhyrë tek partitë e vogla sepse unë kam fakte dhe prova, më është pohuar vetë nga liderët e PS, që vendimi i tyre është marrë për shkak të kushtit që ka vënë zoti Meta. Me këtë ai tregon që nuk dëshiron një marrëdhënie normale me mua. Tregon që më sheh si armikun e tij dhe në këto kushte edhe unë e shoh në të njëjtën mënyrë. Me zotin Meta unë nuk do të bashkëpunoj asnjëherë politikisht. Do të përpiqem ta përdor mandatin tim të ardhshëm për të mos lejuar vazhdimësinë e tij në qeverisje.Tare: Duke qenë se e konsideroni armik zotin Meta, a do të rikthehen ato zëra që qarkullonin se ju kishit video të tjera për të dhe t'i publikoni?Prifti: Unë këtë pjesë brenda vetes time e kam përfundimisht të mbyllur. Por unë jam politikan nga ata që gjithmonë e mban një as nën mëngë dhe duke patur parasysh sesi vjen e ardhmja, kurrë mos thuaj kurrë. Jam i përgatitur të përballoj çdo lloj kundërshtari politik në betejën politike.Tare: Të flasim për LSI. Pas bashkëpunimit me PD, ajo është kthyer në familjen e saj politike, në aleancë me PS. Ka ngjizur sipas jush kjo aleancë në bazë?Prifti: Absolutisht jo. Në bazë votuesit e PS dhe të LSI janë plotësisht të ndarë. Në fushatë, PS thotë mos i jepni asnjë votë LSI-së dhe e anasjellta. Unë nuk besoj tek kjo aleancë. Vendimi i zotit Meta ishte një vendim i zgjuar për të sepse i ka siguruar atij një lloj mbijetese politike. Brenda Berishës, LSI do të dilte me 0 deputetë. Rama ka marrë një vendim tepër të gabuar që e ka marrë në koalicion por unë kam një mendim timin fiks. Meta vazhdon të jetë aleat me Sali Berishën. Unë kam fakte, që më bindin mua personalisht që Ilir Meta është vetëm përkohësisht në bashkëpunim me PS. Është për të gënjyer disa njerëz përsëri, për të marrë disa vota të majta dhe për të kaluar sërish mbas zgjedhjeve me Berishën. Unë jam i bindur, nuk kam asnjë lloj dyshimi tek kjo. Kjo është bindje personale me fakte. Sekseri që ka bashkuar zotin Rama me zotin Meta, disa ditë më parë ka qenë në takim me Sali Berishën. Gjithë Shqipëria e di emrin e sekserit të ngjalave. Nuk është i rastësishëm debate që kush do të jetë kryeministër. Është parapërgatitje që mbas zgjedhjeve Meta t'i thotë Ramës që nuk e bën dot qeverinë pa mua dhe unë dua të bëhem kryeministër. Në momentin që Rama nuk do të pranoj, unë e garantoj që Meta do të shkojë brenda ditës te Berisha.Tare: Cila është pritshmëria juaj për zgjedhjet dhe a do largoheni nga politika nëse nuk arrini të merrni mandatin në Fier? Prifti: Do të largohem nga politika nëse smë votojnë njerëzit. Ajo ditë që do jepet ky rezultat do jetë dhe dita ime e fundit në politikë. Parashikoj të marr 15 000 vota. Garancinë për ruajtjen e tyre e kam te Gramoz Ruci më ka garantuar se nuk do të preken votat e mia, kam një lidhje të vjetër familjare me të dhe besoj se do mi mbrojë votat PS. Mandati im do ta sjellë në pushtet koalicionin e majtë. Fieri, Shkodra, Kavaja, Vlora janë zonat e nxehta, në Tiranë e majta ka mundësinë të ketë një avantazh me një madat më shumë se në 2009.Tare: Po KQZ? Jeni për taksë progresive apo të sheshtë?Prifti: Duhet ta plotësojnë KQZ. Nuk kuptoj se pse nuk duhet të jenë përfaqësuesit e opozitës në komision. Prashikoj rotacion, do jetë votë ndëshkuese ndaj Berishës, por jo pro Ramës.Unë zgjedh taksën e sheshtë, nxit investimet. Ajo që thotë Rama është e pasaktë ,se sot të gjithë taksohen njësoj, është abuzim që përdoret politikisht. Unë jam dakord që ligjit ti bëhet një korrigjim, të mos taksohen rrogat deri në 30 000 lekë të reja. Jam dakord për programin e PS për arsimin, por jo për taksat.