Rinovimi i Messit, presidenti i Barcelonës: Pres të ndryshojë mendim...

Në pritje të referendumit, presiudenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka vendosur të qëndrojë te klubi blaugrana duke mos dhënë dorëheqjen.

Numri 1 i klubit katalanas, për të ulur disi tensionin në radhët e drejtuesve dhe tifozerisë, në një intervistë për mediat vendase ka folur edhe për rinovimin e mundshëm të Lionel Messit me Barçën.

“E kuptoj që Messi mund të jetë i mërzitur, por ne nuk mund ta lejonim të largohej pasi ai është çelësi i projektit dhe në ditët e ardhshme shpresojmë që të ndryshojë mendim dhe që të thotë se do të qëndrojë dhe të rinovojë”, ka thënë Bartomeu duke shkuar:

“Për shkak edhe të situatës që është krijuar me Messin nuk më ka shkuar kurrë në mendje për t’u dorëhequr. Projekti i Barcelonës është shumë interesant me të rinj dhe veteranë si Leo. Mendoj se me të do të fitojmë të paktën një trofe në këtë sezon”, nënvizoi më pas Bartomeu.

Largimi i Luis Suarez nga "Camp Nou" i kanë ftohur së shumti marrëdhëniet e Messit me Barcelonën, ndërsa klube të ndryshme në Europë kanë nisur që tani punën për të afruar 6 herë fituesin e "Topit të Artë".