"Thartoi" Milanin, Kumbulla: Mund të përmirësohem akoma
Mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla ishte heroi i Romës në sfidën e mbrëmshme kundër Milanit.
Në një intervistë për “Sky Sports”, shqiptari foli rreth situatës që po kalon dhe golin që i shënoi kuqezinjëve.
“Topi erdhi mjaft mirë në zonë dhe ishte më e lehtë për mua të shënoja. Mund të përmirësohem akoma. Bëra një gabim dhe mund ta shmangia në fushë, por fatmirësisht ia dola të shënoja. Gjithmonë kam luajtur në prapavijë, por këtë këshillë për të shfrytëzuar rastet për të shënuar e kam patur gjithmonë. Jeta ime po ecën me shpejtësi, meritë të madhe ka Verona dhe trajneri Juriç. Ai më ka dhënë menjëherë bësim. Jam rritur dhe dua të ndihmoj Romën. Mendova se topi do të vinte drejt meje dhe shkova drejt shtyllës së dytë”, deklaroi Marash Kumbulla,
Mbrojtësi kuqezi është kthyer me të drejtë në lojtarin e preferuar të Romës teksa brenda pak ditësh ka shënuar dy gola që vlejnë 4 pikë. Ai i dha fitoren verdhekuqve në Europa League në ndeshjen ndaj Young Boys dhe pika e mbrëmshme në "San Siro".
Statistikat e Marash Kumbullës:
