Borussia Monchengladbah – Real Madrid, ja si pritet të rreshtohen skuadrat në fushë

Pas fitores me Barcelonën në El Clasico, Real Madrid udhëton sot drejt Gjermanisë për tu ndeshur me Borussia Monchengladbah në kuadër të javës së dytë të fazës së grupeve në Champions League.

13 herë kampionët e Europës pësuan një humbje shokuese në ndeshjen e parë kundër Shakhtar Donetsk në shifrat 2-3, ndërsa gjemanët barazuan me Interin 2-2.

Ndaj dhe fitorja sot për madrilenët është një detyrim.

Formacionet e mundshme:

Borussia Monchengladbah: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Kramer, Neuhaus; Hofmann, Embolo, Thuram; Plea

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Asensio