Pep Guardiola pranë shkarkimit? Ja emri që pritet ta zëvendësojë

Teksa Manchester City luan sot ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League përballë Marseilles, mediat britanike flasin për pozita të lëkundura të Pep Guardiolës në krye të solit të "Qytetarëve", madje duke nxjerrë edhe emrat e atyre që mund ta zëvendësojnë.

Mauricio Pochettino, ish tekniku i Tottenham, mendohet se është edhe kandidati më potencial për të marrë drejtimin e City-t, që duhet thënë se i ka bërë një nisje jo të mirë sezonit të ri.

Kjo do të ishte hera e parë për spanjollin, i cili gjatë gjithë karrierës së tij si trajner nuk është shkarkuar asnjëherë.

Aktualisht katalanasi ka nisur sezonin e tij të 5-të në krye të Manchester City-t me objektivin për të rikthyer titullin kampion te Citiziens dhe t’i shkojë deri në fund UEFA Champions Leagues.