Pezullohet puna në Gjykatën Administrative të Apelit, disa punonjës me simptoma Covidi

Puna është pezulluar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe shkak për këtë është bërë Covid-19.

Sipas informacioneve, disa prej punonjësve kanë shfaqur simptoma koronavirusi.

Puna është pezulluar deri ditën e premte më datë 30 tetor, ndërkohë që nga ky vendim është përjashtuar veprimtaria gjyqësore e punëve me  natyrë të ngutshme.