Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon komisioneri për Shqipërinë në PE: Rama të presë Komisionin e Venecias, zgjedhje të lira dhe të ndershme

Komisioneri Europian për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka reaguar në lidhje me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.

Ashtu si kolegu i tij, Oliver Varhelyi, Lega ka thënë se Rama duhet të presë për vendimin e Komisionit të Venecias.

Jam dakord me komisionetin Oliver Varhelyi. Parlamenti Shqiptar dhe kryeministri Edi Rama duhet të presin për vendimin e Komisionit të Venecias, që do të jetë qasja demokratike. Zgjedhje të ndershme dhe të lira në prill të 2021”, shkruan Lega në Twitter.

Më herët Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, i bëri thirrje parlamentit të mos ndërmarrë asnjë veprim për Kodin e ri Zgjedhor përpara se të japë një përgjigje komisioni i Venecias.