A rrezikojmë të shkojmë sërish në zgjedhje pa Opozitën? Ja si përgjigjet Meta

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga selia e PS se, Parlamenti do e rivotojë sërish Kodin Zgjedhor të rikthyer për shqyrtim nga prsidenti i Republikës.

Sipas tij, legjitimitetin e këtij parlamenti nuk mund ta verë asnjë në diskutim, për më tepër Ilir Meta.

Por pas këtyre deklaratave a rrezikojmë që të shkojmë sërish në zgjedhje pa Opozitën e Bashkuar?

Në konferencën për shtyp që po mbahet në selinë e presidencës, presidenti Meta i dha zero mundësi këtij skenari.

Ilir Meta: “Ka zero mundësi, ua kam thënë prej kohësh që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet. Kjo ka zero mundësi".