Varhelyi: Për Kodin e ri Zgjedhor prisni Venecian, Rama nuk reflekton, reagon Basha
Pak orë pas deklaratës së Kryeministrit Rama, eurokomisioneri për Zgjerimin e BE-se Oliver Varherlyi i bën thirrje parlamentit që të presë opinionin urgjent të Komisionit të Venecias.
“Unë besoj se Komisioni i Venecias do të ofrojë ndihmë të menjëhershme mbi zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsoderatë pritjen pa rivotuar për të marrë këtë mendim në shqyrtim. Mezi pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”
Në të njëjtën linjë me Varherly, u shpreh edhe kreu i PD i cili u njoh me deklaratën e eurokomisionerit gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Por ndryshe e ka lexuar PS, pasi sipas tyre në twitterin e Varlerly nënkuptohet që nësë opinioni i Venecias do të rekomandojë ndryshime në Kodin zgjedhor, atëhërë mazhoranca do të duhet ta rivotojë sërish në Dhjetor.
Por vetë Kryeministri me anë të një twitteri edhe një herë e pranoi se nuk do të të tërhiqet nga rrëzimi i dekretit të Presidentit, i cili sipas tij, Kreu i Shtetit është i angazhura si një ekstremist kundër parlamentit.
Rama: Parlamenti do të rishprehet pa humbur kohë.
Më 21 tetor presidenti Ilir Meta çoi në Komisionin e Venecias Kodin e ri Elektoral.
LEXONI TË GJITHA REAGIMET PËR KODIN ZGJEDHOR
Rama: Askush nuk e ve në diskutim vullnetin e Parlamentit, aq më pak Ilir Meta
Rama e bën të qartë, nuk pret Venecian, do votojë Kodin e Ri Zgjedhor pa humbur asnjë ditë
Zbardhen 8 pyetjet e presidentit Meta për Komisionin e Venecias
Komisioneri për Shqipërinë në PE: Rama të presë Komisionin e Venecias, zgjedhje të lira dhe të ndershme
PD: Pse ka frikë Rama nga Komisioni i Venecias? Për PS interesi i mafias është mbi Shqipërinë
Zëvendës/presidenti i PPE thirrje Ramës dhe Kuvendit: Prisni Venecian për Kodin Zgjedhor
Rama injoron thirrjet e Brukselit, Kuvendi mblidhet me urgjencë për Kodin Zgjedhor