Selenicë: Me rroba policie hajdutët shkojnë të grabisin banesat, përfundojnë në greminë
Familjet e dy vëllezërve Pronjo dhe Fadil Çaushi në fshatin Hajdëraj të Selenicës janë terrorizuar nga një grup personash, të cilët të veshur me uniformë si e policisë, me maska e të armatosur kanë tentuar ti grabisin.
Policia thotë se ka identifikuar një person dhe është në kërkim të 3 të tjerëve.
Selenicë- Ngjan si një film, por ajo që ka ndodhur në dy ditët e fundit në fshatin Hajdëraj në Bashkinë e Selenicës është kthyer në makth për banorët.
Familjet e vëllezërve Pronjo e Fidel Çaushi ishin objektiv i një grupi grabitësish, të cilët veprojnë të veshur me uniformë të ngjashme me atë të policisë së shtetit.
Pasi u zbuluan autorët qëlluan në ajër dhe u larguan. Por ata përfunduan në greminë bashkë me makinën që udhëtonin.
Më herët objektiv i të njëjtës skemë ishte vëllai tjetër, i cili shpëtoi pasi nuk ishte në shtëpi.
Policia e Vlorës, ka njoftuar se e ka identifikuar njërin prej autorëve të ngjarjes, ndërsa është vënë në ndjekje të bashkëpunëtorëve të tjerë.
Mbrëmjen e 25 tetorit, rreth orës 20:00 dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit Fidel Çaushajt, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz.
“Hajdutët ishin me rroba policie” thotë një dëshmitar.
Djali i Fidel Caushajt i ka ndjekur me makinë grabitësit. Në një moment makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës.
Më pas të katërt personat janë larguar me vrap. Dyshimet janë se autorët janë banorë të zonës.
Shërbimet e Policisë janë vënë nē ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dytë.