"Varfëria po thellohet", Basha: Ku e ke paketën e tretë Edi Rama?
"Varfëria po thellohet. Ku e ke paketën e tretë Edi Rama?"
Kjo ishte pyetja e kreut të PD Lulzim Basha përe kryeministrin teksa foli gjatë në konferencën për mediat lidhur me situatën që po kalon vendin dhe shtimin e rasteve me Covid-19.
Ai i kërkoi Ramës të heqë dorë nga shpenzimet e luksit por të përgjigjet pasi sipas tij, sistemi shëndetësor është në kolaps të plotë.
Lulzim Basha: “Varfëria po thellohet kudo në Shqipëri. Edi Rama, ku e ke paketën e tretë? Ku është Covid3 dhe Covid4 me maska e pajisje dhe mjekë? Nuk është sfond, që shkon për 15 minuta. ku është bonusi për mjekët? Shëndetësia në kolaps. Duhet të investoheshin para në shëndetësi dhe jo në koncesione.
Ka rikonstruktuar 3 herë zyrën. Luks pas luksi e nuk heq dorë, edhe pse nuk do jetë aty. Njerëzit kanë humbur vendet e punës e Rama nuk përgjigjet për to.
Viktimat që humbin jetën në këtë pandemi, për shkak të kaosit të spitaleve kanë një përgjegjës dhe ky është Edi Rama, sepse paratë janë këtu, por kryeministri i shpenzon për zyrën e tij”.