Kaosi me trafikun në Tiranë, Vasili-Ramës: Kryemashtrues, qytetarët do badërdisen nga karburanti

Pas kaosit të krijuar me devijimin e qarkullimit për shkak të punimeve nël sheshin “Shqiponja”, vjen edhe reagimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili teksa i drejtohet kryeministrit Edi Rama me nofkën “Kryemashtruesi”, shprehet se, “per te hyre e per te dale ne Tirane qytetaret do hyjne neper rrugica te ngushta, do baderdisen nga karburanti, do shkaterrohen nga nervat, do humbasin kohe pa fund dhe do te levizin me 2km ne ore”.

“Tani Krye Mashtruesi po ju shton torturën njerëzve pa marrë asnjë masë për mundësi reale alternative të trafikut pas bllokimit të rrethrrotullimit të Shqiponjës”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Per 7 vjet KM, Krye Mashtruesi, leu fasada, shqepi dhe shtroi 10 here bulevardin e Tiranes, harxhoi qindra milione me zyra luksi, ropi miliarda me koncesione dhe tendera sekrete edhe per leter higjenike.

Tani u kujtua per rrethrrotullimin te Shqiponja ne hyrje te Tiranes qe eshte prioritet. Apo ishte prioritet vetem pasi te mbaronin zhvatjet e tjera lart e poshte neper Shqiperi.

Kush ja ndali doren ta bente te parin kete?

Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora te jepte 1.2 miliard euro per nje koncesion rruge.

Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora kur ju prishte shtepite me gaz helmues qytetareve.

Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora te falte edhe detin e Shqiperise.

Keto nuk i ha më njeri Krye Mashtrues.

Tani Krye Mashtruesi po ju shton torturen njerezve pa marre asnje mase per mundesi reale alternative te trafikut pas bllokimit te rrethrrotullimit te Shqiponjes.

Per te hyre e per te dale ne Tirane qytetaret do hyjne neper rrugica te ngushta, do baderdisen nga karburanti, do shkaterrohen nga nervat, do humbasin kohe pa fund dhe do te levizin me 2km ne ore.

Turp KM, Krye Mashtrues!!