Naftëtaret në ditën e 12 të grevës/ Meta apel qeverisë: Zgjidhje të problemit para se të jetë vonë
Në konferencën e përjavshme për shtyp, presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë që të gjejë sa më shpejt gjuhën e marrëveshjes dhe naftëtarët që prej 12 ditësh janë në grevë urie.
Sipas kreut të shtetit, zgjidhja duhet të vijë para se gratë naftëtare të kenë pasoja në shëndetin e tyre.
“Dua ta nis me një apel për qeverinë, për të dialoguar sa më parë me gratë naftëtare, për një zgjidhje sa më të pranueshme. Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje dhe të jepen garancitë e duhura për një trajtim të duhur, para se të kemi pasoja me shëndetin e tyre", tha Meta.
Gratë naftëtare u futën sot në ditën e 12 të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet, ndërsa njëra prej tyre u zëvendësua pikërisht për shkak të këtyre problemeve.