"Vala e dytë e gjeti të papërgatitur", Basha: 4 hapat që duhej të ndiqte Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2020, 13:44
Gjatë komunikimit për mediat nga selia e PD, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se, vala e dytë e Covid-19 e ka gjetur qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama të papërgatitur.
Sipas liderit të opozitës, nëse qeveria do të merrte në konsideratë 4 hapat e propozuara prej tij, situata sot do të ishte ndryshe.
Lulzim Basha: “Qeveria, asnjë masë për të përballuar valën e dytë. Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur.
Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.
1. Minimumi 2500 testime në ditë.
2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti.
3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.
4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”.