Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për Altin Avdylajn
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar këtë të hënë kërkesën e Altin Avdylaj dhe avokatit të tij Arbër Hoxha për gjykim të shkurtuar.
Me këtë mënyrë, nëse në përfundim të çështjes ndaj tij do të vendoset masë dënimi, ai do të përfitojë uljen e masës me 1 të 3.
I njohur ndryshe si Niçja, më herët nëpërmjet 5 kërkesave të depozituara në gjykatë kishte kërkuar të lirohej nga burgu me pretendimin se nuk ka prova, por që janë refuzuar nga Prokuroria.
Gjykim të shkurtuar kishte kërkuar edhe i vëllai, Astrit Avdylaj. Për 5 të pandehur të tjerë, të njohur si anëtarë të bandës së Shijakut, që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet që një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës.
Nga e njëjta trupë do të vendoset dhe për 17 të ndaluar të tjerë. Ata u arrestuan në operacionin “Vol vo 4” dhe janë në masën “arrest me burg”. Operacioni u shtri në 12 qytete dhe janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale. Gjatë kontrolleve ne tetor të vitit 2018 u sekuestrua rreth 100 kg lëndë e parë për prodhimin e heroinës, sasi heroine kokaine dhe opium.
Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Astrit Balliu (Avdyli) dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.
Altin Avdylaj u njoh dhe me emrin niccja pas përgjimeve të zhvilluara në dosjen 339/1 ku ai diskutonte me ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush dako mbi zgjedhjet e vitit 2017.