Kanos me thikë babain, vjedhje dhe tapë në makinë/ 3 të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit njofton arrestimin e disa qytetarëve gjatë orëve të fundit.

Sipas uniformave blu, ka rënë në pranga një 28-vjeçar, i cili kanoste me thikë babain e tij.

Prangave të policisë nuk i ka shpëtuar as 33-vjeçari nga fshati Valas, i cili akuzohet për vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babin e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale " Vjedhja" e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.