Punimet te 'Shqiponja' fusin në kaos trafikun, Rama: Ju uroj një javë të mbarë

Teksa qytetarët e nisën javën me trafik të rënduar në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale hartën informuese për devijimin e trafikut për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Madhe.  

Ai nuk kursen thumbimet mbi opozitën, e cila sipas tij, për tre vite mbështeti protestën e banorëve të Unazës.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

https://fb.watch/1mg176QJBB/

Si devijon trafiku duke nisur nga sot...