Arjana Muçaj: Nuk mundet Rama të na përfaqësojë në takime ndërmombëtare me çitjane

Të gjithë tashmë e dimë stilin e veçantë të kryeministrit tonë, Edi Rama. Ai gjithmonë ia ka dalë të fitojë vëmendjen e shumëkujt me veshjet e tij, megjithëse shumë prej këtyre veshjeve të Ramës do të visheshin nga pak njerëz.

Gjatë takimeve zyrtare me homologët e tij të huaj  në sy na ka rënë veshja e Ramës, sidomos pantallonat e tij.

Kryeministri në vend të kostumit ka  preferuar të shkojë i veshur me çitjane dhe atlete.

Mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora u diskutua shumë mbi veshjen dhe etikën.  Moderatori i emisionit, Arjon Muça nuk la pa përmendur edhe veshjet asapak të zakonshme të Kryeministrit tonë e cila është paragjykuar dhe diskutuar në të gjithë botën.

" Gjatë një takimi z. Rama ishte i veshur me çitjane dhe me kostum pjesën siper dhe atlete. U paragjykua në të gjithë botën. U diskutua për pjesën e etikës së veshjes, pasi politikani duhet të ishte i veshur me kostum dhe këpucë"

E ftuara e ditës së sotme psikologia, Arjana Muçaj  në lidhje me këtë diskutim në studio tha se në çdo eveniment ka një kod veshje i cili duhet respektuar dhe Kryeministri nuk mund të shkojë i veshur me çitjane.

"Sepse gjithmonë ka një etikë veshje në çdo lloj evenimenti që shkon. Edhe kryeministri jonë,  nuk mund të shkojë në takime që ndodhen  të githë përfaqësuesit e vendeve të ndryshme të botës me çitjane. Mund të shkosh kjo është zgjedhja jote, por ka një kod veshje. Në çdo ftesë që marrim poshtë shkruhet dhe kodi i veshjes."- thotë ajo.