KPA rikthen në detyrë Fuat Vjerdhën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2020, 17:02
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fuat Vjerdha.
Vjerdha ka qenë kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, i cili ka votuar kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin.
Vjerdha u përball dy herë në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, më 6 maj dhe më 7 qershor. Gjatë vlerësimit të pasurisë, KPK konstatoi probleme të vogla me deklarimin e pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme prej 1.6 milionë lekësh.