Lirohet ish-deputeti Eduard Ndocaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2020, 16:35
Policia ka liruar së fundmi ish-deputetin Eduard Ndocaj.
Ndocaj u arrestua paraditen e sotme përpara shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë, teksa pritej që ajo të përurohej në 149 vjetorin e lindjes së poetit.
Ish-deputeti u largua me forcë nga policia, pasi pati një diskutim me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu i cili i tha se nuk kishte ftesë për të qenë aty.
Banorët e zonës ku jetoi poeti nuk u lejuan të jenë pjesë e aktivitetit, ndërkohë që jashtë aktivitetit kishin mbetur edhe pasardhës të Fishtës.
LEXO EDHE: “Dhunë” në shtëpinë e Fishtës, shoqërohet ish-deputeti, mbahen larg trashëgimtarë e banorë