Nxënësi me Covid shkon në shkollë, klasa në Tiranë i rikthehet mësimit online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2020, 14:43
Një grup nxënësish të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare "Fan Noli" në Tiranë i rikthehen mësimit online.
Shkak për këtë është bërë rikthimi në ambjentet e shkollës të një nxënësi, i cili vetëm pesë ditë më parë kishte rezultuar pozitiv në testin anti-Covid, raporton Ora News.
Sipas asaj që mëson Ora News, nxënësi kishte refuzuar ti nënshtrohej karantinimit 14-ditor.