I ngacmoi të motrën, sherr mes dy djemve në Librazhd

Dy persona janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në Hotolisht të Librazhdit.
Sipas informacioneve, Fatmir Duka i ka ngacmuar të motrën Mikel Cotës, i cili e ka rrahur keq Dukën.

Sakaq mësohet se Fatmir Duka pas plagëve të marra është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë shërbim mjekësor, ndërkohë që Mikel Cota është shoqëruar nga policia.