Memaliaj, ura rrezikon fëmijët, bashkia dorëzohet: Në dimër bëhet kërcënuese

Një urë e improvizuar është lidhja e vetme e fshatit Anevjosë me Bashkinë Memaliaj! Aty kalojnë nxënësit që shkojnë në shkollë e të gjithë banorët, por në dimër bëhet e rrezikshme!

Rruga drejt shkollës për fëmijët e fshatit Anëvjosë të Memaliajt është e gjitha e mundimshme!

Por mbi këtë Urë pasarelë mbi lumin Vjosë ajo bëhet e rrezikshme!

Struktura me kabllo teli e dërrasë është ndërtuar gati dy dekada më parë me punë vullnetare, ndërsa bashkia atje ka dështuar ndër vite për ta bërë të sigurt.

Fëmijët tregojnë se në ditët me shi e kur Vjosa fryhet arrin nivelin maksimal,  lëvizja mbi urën që valëvitet është e frikshme.

"Mbi 18 fëmijë kalojmë këtu. Shpesh del lumi. Mund të thyhen edhe dërrasat ose bëhet e rrëshqitshme."

Fshati lidhet me Memaliajn edhe përmes rrugës, tokësore, por gjendja është e amortizuar dhe largësia që duhet të përshkojnë shtohet!

Ndaj ura mbetet zgjidhje e detyruar pavarësisht rrezikut që paraqet

"Dërrasat janë kalbura. Mund të biem."

Bashkia Memaliaj thotë se është ajo është në pamundësi të fondeve për të ndërtuar një urë të re dhe të sigurt për fëmijët dhe banorët e fshatit Anëvjosë i cili po braktiset, ashtu si shumë zona tjera pa vëmendje në Shqipëri