Covid-19 në shkolla, pozitivë 3 mësues në Bulqizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2020, 16:56
Tre mësues në Bulqizë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Bëhet fjalë për një mësues të shkollës 9 vjeçare "Xhevdet Doda" dhe dy mësues të gjimnazit të Bulqizës.
Ky nuk është rasti i parë kur personeli arsimor i Bulqizës preket nga koronavirus, pasi pak ditë më parë rezultuan pozitivë eshte pesë mësues të shkollës "Shefqet Tançi".