Studentët kërkojnë abonetë e nëntorit, peticion bashkisë së Tiranës

326 studentë kanë firmosur një peticion, ku kërkohet rikthimi i aboneve në muajin nëntor.

Dokumenti me firma do t'i dorëzohet bashkisë së Tiranës, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë se për studentët është e vështirë të përballojnë koston e transportit publik.

"Nëse studentët të paguajmë çdo ditë biletën ditore, duhet të paguajnë rreth 20 euro në muaj."

Për gati tre muaj studentët kanë qenë në auditore për provimet dhe janë detyruar të qarkullojnë pa lehtësira.

Ora News u interesua pran shoqatës së transportit qytetas dhe mori përgjigje se pajtimi mujor i studentëve do të rikthehet për muajin nëntor.

Sipas tyre do të jenë rreth 21 mijë abone studenti që do të mund të gjenden në pikat e miratuara të shitjes, por numri i tyre është shumë i vogël krahasuar me numrin e studentëve që pritet të vijnë në Tiranë në nëntor.

"Nëse do të ketë abone në fund të tetor, do të ketë lehtësim për 70 mijë studentët që do të kthehen në kryeqytet."

Për shumë studentë jetesa në tiranë është e shtrenjtë e sidomos kur zgjedhin të banojnë pranë universitetit, ndaj të detyruar gjejnë një banesë më në periferi e për pasojë përdorimi i transportit publik bëhet i pashmangshëm.

https://youtu.be/J3KQoSDkKPY