Dhimbje koke për Piolin para Celtic/ Çalhanoglu del me paterica nga stërvitja

Lajm i keq për Milanin në prag të ndeshjes së parë të Europa League kundër Celtic.

Mesfushori tukr Hakan Çalhanoglu ka pësuar një dëmtim serioz në stërvitjen e fundit.

Sipas “Sky Sport”, fantazisti i kuqezinjëve ka dëmtuar kyçin e këmbës në stërvitje dhe për këtë arsye, për shkak të ndrydhjes së mundshme, s’mund të grumbullohet nga Pioli për ndeshjen e parë të grupeve, në Skoci, kundër Celtic.

Turku doli me paterica nga seanca stërvitore, ndërsa duhet të kryhen testet mjekësore për të kuptuar më qartë se sa kohë do t’i duhet futbollistit për t’u riaftësuar plotësisht.

Një problem jo i vogël për Milanin, duke pasur parasysh që me Piolin ish-mesfushori i Bayer Leverkusenit është bërë një ndër pikat kyçe të ekipit.