Gjendet gjuha e përbashkët/ Ernest Muçi rinovon me Tiranën

Pas një sërë aludimesh për largim nga Tirana dhe kampionati shqiptar, klubi kampion i Shqipërisë njofton rinovimin e kontratës me talentin 19-vjeçar Ernest Muçi.

"Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës", shkruan klubi bardheblu në njoftimin e tij.

Njoftimi i Tiranës:

Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi.

Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës. #identitetiTirona