Champions League rikthehet sonte në mbrëmje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2020, 12:26
Tashmë sezoni 2020-2021 është pranë nesh.
Gara më presitigjoze evropiane rikthehet vetëm pas tetë javësh pasi edicionin e kaluar u ndërpre për shkak të Covid-19 , por frika përsëri mbetet e madhe.
Ndeshja e shumëpritur pritet të luhet nga Machester United dhe finalistit Paris Saint-Germain në Grupin H.
Një ndeshje e bukur vjen ne Grupin E, ku Chelsea ballafaqohet me fituesin e Ligës së Evropës, Sevillën.
Ndërkohë Juventusi shkon drejt Ukrainës pritet sonte me një përballje ndaj Dynamo Kiev pa Cristiano Ronaldo, i cili është infektuar me koronavirus.
Në Camp Nou përballet Barcelona me Ferencvarosin.
Dy takime luhen në orën 18:55, ndërsa të gjitha të tjerat në orën 21:00