Dopietë kuqezi/ Armando Broja i jep fitoren dhe vendin e parë Vitesses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2020, 17:35
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ka dhënë fitoren ekipit të tij holandez ku është huazuar, Vitesses duke e ngjitur në kuotën e 12 pikëve për të ndarë vendin e parë me Ajax.
Edhe pse nuk shënoi asnjë gol me kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit të Nations League, duket se 19-vjeçari është tjetër sulmues në Holandë, pasi sot dy golat e vetëm për Vitessen i shënoi ai, teksa i dyti ishte vërtetë i veçantë pasi me një nuhatje prej bomberi gënjeu mbrojtësin dhe me një kthesë e çoi topin drejt rrjetës.