Pirlo: Guardiola, një shembull për të gjithë. CR7, një 35-vjeçar që punon si djalosh

“Champions League është një ëndërr për të gjithë ata që luajnë futboll. Dhuron emocione të forta që kur dëgjon himnin. Kam patur fatin të luaj katër finale dhe të fitoj dy. Kështu që e di ç’do të thotë ta fitosh apo ta humbasësh. Të humbësh të dhemb, të fitosh është absolutisht fantastike”.

Këto janë fjalët e teknikut të Juventus Andrea Pirlo në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s një ditë para ndeshjes së parë në Champions League kundër Dinamo Kiev së Mircea Lucescu, trajneri që e bëri të debutonte në moshën 16-vjeçare në Serie A, raporton Ora News.

“Champions League është shumë i vështirë dhe varet nga ato momentet dhe detajet e vogla. Periudha më e vështirë është ajo rreth marsit, kur ekipet duhet të rikthehen nga pushimet dimërore, ndërsa disa të tjerë janë në formë”, shton Pirlo.

PËR GUARDIOLËN“Guardiola është një shembull për të gjithë ne, është një ndër më të mirët. I ka hapur një rrugë që duhet ndjekur teknikëve të rinj që duan të promovojnë një tip futbolli sulmues. Secili nga ne ka idetëe tij dhe do të ecë përpara por ai është sigurisht një model për të gjitha lëvizjet në futboll. Më pëlqen stili i tij i lojës”

PËR RONALDON “Jam i lumtur që kam në dispozicion një të madh të futbollit dhe ta shoh teksa stërvitet dhe luan. Për mua dhe për gjithë skuadrën është një kënaqësi. Prej 35 vjetësh punon si një djalë i ri, me të njëjtin pasion dhe dëshirë për të mësuar çdo ditë. Është një shembull për të gjithë.

Dinamo Kiev – Juventus, e vlefshme për Grupin G të Champions League, luhet nesër në 18:55.

/a.r, Ora News