Barazim i çmendur/ West Ham shokon Tottenham-in e Mourinhos
Gola dhe emocione pafund në derbin e Londrës mes Tottenham dhe West Ham United.
"Gjelat" ishin të papërmbajtshëm në minutat e para të sfidës, teksa shënuar 3 gola të njëpasnjëshëm me Son Heung-Min (që në minutën e parë) dhe Harry Kane dy herë (8’ dhe 16’). Një ndeshje që praktikisht u duk u mbyllur sapo kaloi çerek ore lojë, por surpriza ishte ruajtur për në fund.
Në të 79-ën, Kane pati një tjetër rast të volitshëm, që mund ta kishte vrarë përfundimisht sfidën, por topi i goditur prej tij u përplas në shtyllën e majtë.
Skuadra e Mourinhos e mori “shuplakën” në minutat e fundit të takimit. Në të 82-ën, një krosim i Aaron Cresswell (godije e lirë) u kthyer në asist për Fabian Balbuena, që goditi saktë me kokë, duke lënë të palëvizur portierin Hugo Lloris. Vetëm tri minuta më vonë Sanchez, në tentativë për të larguar topin, e devijoi në portën e tij, me rezultatin që shkoi 2-3 dhe në minutën e katërt shtesë, Lanzini barazoi shifrat me një goditje fantastike nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në trekëndësh. Vetëm pak minuta më herët, Gareth Bale kishte humbur një tjetër rast të pastër për ta mbyllur takimin.
Një gol i pabesueshëm, që la pa fjalë edhe Jose Mourinhon, që pas fitores tenistike ndaj Manchester United në “Old Trafford” (1-6) pa se si skuadra e tij shpërdoroi epërsinë e trefishtë, duke lënë dy pikë në një ndeshje të cilën e konsideroi para kohe të fituar.
Golat dhe përmbledhja e ndeshjes: