Wanda Nara provokon sërish: Pa dashuri, s'ka derbi. Urime miqve milanistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2020, 15:06
Wanda Nara nuk rresht së provokuari nga Franca.
Teksa Interi u mund nga Milani në Derbin e Maddoninas, argjentinasja nuk e kurseu një postim në Instagram.
Teksa publikonte një foto duke u përqafuar me Mauro Icardin, e për më tepër me një fanellë të Inter, Wanda bëri një koment që po bën xhiron e rrjetit.
“Pa dashuri, nuk ka derbi! Komplimente miqve të mi të Milan”, shkruan bashkëshortja e ish-sulmuesit të Inter.
Milan u rikthye te fitorja në derbi falë një dopiete të Zlatan Ibrahimoviç.
/a.r, OraNews