"Kampion Europe prej teje", Smajlaj mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Vildan Tufit

U nda sot nga jeta, në moshën 75-vjeçare, trajneri dhe profesori i mirënjohur shkodran, Vildan Tufi, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

I lindur në Shkodër më 14 prill 1945 në Shkodër, "profesor Vili" ia përkushtoi jetën Atletikës duke trajnuar kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.

Një prej tyre është edhe kampioni i Europës Izmir Smajlaj, i cili përmes një postimi emocionues i jep lamtumirën profesorit të tij.

Izmir Smajlaj: Nje lajm i trishte per mua sot, per ndarjen nga jeta e trajnerit tim te dashur Vildan Tufit.

Njeriu i cili me mesoj e me rriti me frymen e te qenurit talent ne atletike, ai i cili besoj te une edhe ne ditet me te veshtira, ai qe me beri Kampion Europe e me dha medaljen e pare te arte ne historine shqiptare. Do ta ndjej mungesen tende cdo dite, do me mungojne keshillat e tua te sportit e jetes, e do me mungojne te qeshurat tona pasi per mua nuk ishe vetem trajner e mesues!

Je dhe do jesh i paharruar perjete!

Lamtumire profi jem!

Më herët, lidhur me këtë vdekje të hidhur reagoi edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në qershor të këtij do e dekoronte me titullin "Mjeshtër i Madh".