Rama i përgjigjet Metës: Ilir, presidenti nuk komandon asgjë dhe askënd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2020, 15:02
Nuk kaloi shume nga deklarata e presidentit Ilir Meta dhe menjëherë erdhi dhe kryeministri Rama.
"Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!"
Presidenti Ilir Meta reagoi për tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama sot në një dalje për median.
Duke marrë si shembull ish kreun e presidencës boshnjake, Ilia Izetbejkoviç, presidenti Meta i kërkoi Ramës të dalë përballë me publikun e të tregojë nga kush është marrë peng.