Gjoba për maskat, Meta: Maskaradë,Rama të reflektojë të ndryshojë aktin

Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë të reflektojë dhe të ndryshojë aktin normativ që ndëshkon me gjobë çdo kënd që kapet pa maskë.

Gjoba vendoset në faturën e OSHEE-së

Meta në daljen e përjavshme për gazetarët e quajti ",maskaradë"

Ilir Meta: "Përmbatja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është maskaradë sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve.

Ilir Meta: Në tre fjali tërësisht të paqarta të kalojë në një hap tjetër për t'i bërë me precedent penal qytetarët shqiptarë duke i detyruar që të përfundojnë para dyerve të prokurorisë dhe gjykatave dhe të harrojnë problemet themelore, të cilat qeveria ka zhytur vendin dhe me trë cilat qytetarët ndeshen çdo ditë.

Ndaj i bëj thirrje qeverisë që të reflektojë menjëherë. I bëj thirrje Kuvendit që ta shqyrtojë sa më parë këtë akt normativ dhe ta ndryshojë atë. Barrierat mbrojtëse, distancimi fizik, duhet që t'i respektojmë që të gjithë për të mbrojtur veten, të afërmit dhe njerëzit tanë dhe për të mposhtur sa më shpejt këtë pandemi të rrezikshme, dhe jo për t'i shpëtuar ndëshkimit të qeverisë në mënyrë arbitrare"

https://youtu.be/_A6ZsbCsDVQ